Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Amir Bilalli, në ditën e Bashkimit Evropian, 9 Maj, realizoi takim pune në presidencën Shqiptare me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.


Përgjatë takimit me z. Meta, u diskutua për bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Presidenti Meta u informova mbi sistemin e vauçerëve që realizohet për mbështetje të federatave, klubeve sportive dhe sportistëve në Maqedoni, si dhe për projektet dhe punën që realizon Agjencia për rini dhe sport.
Nga zëvendës drejtori i ARS-së, z. Bilalli, presidentit Ilir Meta, iu nda dhuratë simbolike për bashkëpunimin e frytshëm me Republikën e Shqipërisë. Ku gjithashtu u theksua se sa e rëndësishme është paqja mes popujve për bashkëjetesën evropiane dhe për rëndësinë e sportit dhe kontributin e të rinjve për paqe dhe stabilitet në rajon.