Drejtori I Agjencionit për rini dhe sport Naumçe Mojsovski ishte pjesë e konferencës për të rinj me ftesë nga Ministri për të rinj dhe sport I Srbisë Vanja Udoviçiq, e cila u mbajt në Beograd.

-Mundësia për të qenë këtu dhe të debatohet për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët të të rinjve nga regjioni, si dhe përfshirja në procesin e marrjes së vendimeve e cila siguron ndryshime pozitive në Ballkan është kënaqësi.

Detyra jonë kryesore është rritja e besimit të tyre në krijimin e të ardhmes së sigurt, a qëllimi jonë në udhëheqjen e politikave për rritje të përqindjes të të punësuarve të rinj dhe shfrytëzimit të potencialit të tyre, theksoi Mojsovski.

Agjencioni për të ri dhe sport së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore ka kapacitet demokratik, lë dhe krijon hapësirë për të rinjtë të dëgjohet zëri i tyre në institucionet dhe po ai zë të realizohet në masa konkrete, aktivitet dhe reformë e cila do ta përparon pozicionin e të rinjve dhe standardin e tyre.

-Në periudhën e kaluar së bashku me gjithë sistemin, institucioni jonë në partneritet me formatin për organizimet rinore, dëshmuam se kemi kapacitet demokratik dhe kemi krijuar ambient të favorshëm për të rinjtë dhe organizatat rinore dhe bashkërisht në të njëjtën tavolinë të rinjtë dhe institucionet sjellin vendime në dobi të të rinjve. 

Qeveria e RMV-së në periudhën e kaluar realizoi numër të madh të masave dhe politikë nëpërmjet së cilës drejtpërdrejt kontribuoi në  uljen e papunësisë te të rinjtë (nga 41,9% në 2016 në 29,6% në 2020), si dhe zvogëlimin e zhvendosjes  e të rinjve. Qëllimi jonë është që përqindja e papunësisë te të rinjtë deri më vitin 2024 të zvogëlohet nën 17%, potencoi Mojsovski.

Ai në fjalimin e tij i detajoi të gjitha masat kyçe në programin qëllimi i të cilave është përmirësimi i pozitës së të rinjve si: Garancitë për të rinj, Programe për rritjen e punësimit të të rinjve, Programe të paguara për punë praktike.

Konkluzioni i gjithë të pranishmëve ishte forcimi i urave në mes fqinjëve nga regjioni dhe hapat e përbashkëta përpara dhe ballafaqimi i përbashkët i sfidave të cilat kërkojnë bashkëpunim ekiporë dhe regjional, të udhëhequr nga motoja se të rinjtë e dinë çfarë është më e mira për ata, rrugë në të cilën institucionet do të jenë aleatët dhe partnerët e tyre.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe Ministri për rini dhe sport i Shqipërisë Bora Muzhaqi, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.