Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski në periudhën prej 18 deri më 20 mars 2022 ishte mysafir në Beograd, Republika e Serbisë, qytet i cili ishte pritës i Botërorit të 18 të Atletikës në salla të mbyllura, ku sportistët garuan në 26 disiplina atletike.


Në kuadër të kompetencave ka pasur takime të shumta pune, ndërsa si takim më të rëndësishëm e veçojmë takimin me kryetarin e Agjencisë Botërore për Anti-Doping WADA, z.Witold Bańka.
Biseda e tyre kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave nga ajo që është bërë deri më tani nga konkluzionet e arritura gjatë takimit të fundit të punës me zyrtarë të Agjencisë për Anti-Doping të Republikës së Serbisë (ADAS) dhe përfaqësuesëve-ekspertëve të dopingut në vendin tonë, institucion i caktuar si mentor në përgatitjen e dokumenteve bazë që do të jenë të rëndësishme për krijimin e një organi të pavarur dhe autonom në këtë fushë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Witold Bańka informua për aktivitete e ardhshme, si dhe pranoi ftesën për të qenë mysafir në Shtëpinë e Sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.