Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim në periudhën kohore prill 2021 – Mars 2022 inicoi projekt për zbatimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në iniciativën për lëvizjen e të rinjve dhe forcimin e punësimit nëpërmjet sportit.

Me atë rast Agjencia për Rini dhe Sport organizoi një pritje për z. Jens Elsner, Drejtues i Programit të Sektorit për Sport dhe Zhvillim dhe Znj. Dina Klingman, Këshilltare për Ballkanin Perëndimor.

Ky program është aktiv në rajon që nga viti 2017 dhe synon të rrisë zhvillimin e kompetencës së fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet aktivitetit fizik. Zbatimi është në nivel lokal nëpërmjet formimit të “Rrjeteve Lokale” të përbërë nga profile të ndryshme të palëve vendorë të intetesuara të cilët janë forca kryesore për arritjen e qëllimit së bashku me instruktorë të trajnuar për Zhvillimin e Sportit.

Projekti synon të vazhdojë zbatimin e tij në rajon dhe për këtë qëllim është planifikuar të zbatohet i ashtuquajturi “Misioni i Vlerësimit”. Ideja e këtij misioni është të vizitohen palët potenciale të interesit për të shkëmbyer përvoja dhe bashkëpunim të mundshëm për tema të përbashkëta. Në procesin e hartografimit, Agjencia për Rini dhe Sport si institucion shtetëror është thirrur për përmirësimin e përkushtuar të kushteve rinore dhe sportive në vend.