Sindikata për punë rinore në bashkëpunim me Agjencinë për rini dhe sport dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuan takime informative rajonale me temë “Qendra rinore në secilën komunë”. Qëllimi i takimeve është informimi dhe përkrahja e zyrtarëve rinorë të përcaktuar nga komunat për procesin e themelimit të qendrave rinore në përputhje me obligimet që dalin nga Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore dhe nga Rregullorja për standardet e cilësisë së qendrave rinore.
Takimet e organizuara më 18 dhe 19 maj 2022 mbuluan rajonin Lindor, Pollog, Verilindje dhe Pellagoni.
Në takime u diskutua për dispozitat ligjore lidhur me hapjen e qendrave komunale rinore dhe Rregulloren për standardet e cilësisë, si dhe për gjendjen aktuale dhe planet lidhur me hapjen e qendrave rinore.