“Të rinjtë kundër dhunës” është motoja me të cilët është nënshkruar memorandumi për
bashkëpunim nga ana e Agjencionit për të rinj dhe sport dhe Komitetit nacional për parandalimin
e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, me përfaqësues nga sektori qytetarë
mes të cilave “Iniciativa për perspektivë evropiane”, NEKSUS, AKTIVA Strugë, CID
Kumanovë dhe Organizata për ndërtimin e bashkësisë nga Mitrovica-Kosovë.


-Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm kërkon strategji dhe përfshirje në bashkësitë
lokale dhe spektrit më të gjer të shoqërisë në të gjithë procesin sepse ato mund të
luajnë një rol kyç në njohjen dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Veprimi parandalues detyrimisht imponon nevojë të përfshirjes më të gjerë të shoqërisë
të ndryshme, edhe në mjediset lokale ose bashkësitë, theksoi Drejtori i Agjencionit për
rini dhe sport Naumçe Mojsovski.
Ai shtoi se pikërisht ideja e këtij projekti, në të cilin kyçet edhe Agjencioni për rini dhe
sport, ka për qëllim Përforcimin e kapacitetit të shoqërisë lokale qytetare për ndërtimin e
rezistencës kundër radikalizmit te të rinjtë në Republikën e Maqedonisë Veriore,
gjegjësisht në qytetin Shkupit, Strugës dhe Kumanovës.
Agjencioni për rini dhe sport deri tani ka realizuar dhe disa projekte dhe kampanja mes
të cilave edhe kampanja “Ndaloje dhunën-mos e ndizni atë”, në bashkëpunim me
Komitetin nacional dhe Ministrinë për punë të brendshme.
Qëllimi i Agjencionit në lidhje me këtë problematikë është Promovimi i bashkëpunimit
ndëretnik në mes të rinjve në qytetet multikulturore, në faqkt që është qëllimi i këtij
projekti.
Në të ardhmen Agjencioni do të ndërmerr edhe sërë aktivitetesh për parandalimin e
dhunës të terreneve sportive, gjatë realizimit të garave sportive.