Drejtori i Agjencionit për rini dhe sport Naumçe Mojsovski organizoi pritje për Petar
Bogatinovski, Maqedonasi i pari i cili është kualifikuar në kampionatin botërorë në karting.
Vendosja e pjesëmarrjes në spektaklin 12 ditorë në Bahrein e siguroi me marrjen e titullit në
Zonën Centrale Evropiane (ZCE).


Dymbëdhjetë vjeçari Petar Bogatinovski e fitoi vendin e 13-të në Kampionatin Botërorë në
karting në kategorinë 10-14 vjeç në konkurrencë me 72 garues.


Shpallja e kampionëve në ZCE dhe dhënia e titujve të kampionëve do të mbahet në janar në
Malta, a planet e Petar janë që edhe vitin e ardhshëm të merr pjesë në konkurrencën për juniorët.
Mojsovski e ka uruar për performancën e shkëlqyer dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë,
duke i dëshiruar suksese në kategoritë më të larta, si dhe mbështetje nga ana e Agjencionit për
rini dhe sport.