Agjencia për Rini dhe Sporti organizoi pritje për përfaqësuesit e “Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë”.

“Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë” përbëhet nga një sërë vendesh, shtetesh dhe rajonesh në të pesë kontinentet e botës, përfshirë edhe tonin, të cilët përdorin gjuhën frënge si komunikim kombëtar, zyrtar, pune dhe ndërkombëtar.

Anëtarësimi në Frankofoni bazohet në radhë të parë në pranimin e parimeve dhe vlerave themelore të kësaj Organizate që korrespondojnë me angazhimet evropiane: përkushtimi ndaj paqes botërore, demokracisë, të drejtave të njeriut, zhvillimit të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm, arsimit, trajnimit, shkencës dhe kërkimieve shkencore, rinisë dhe sportit, teknologjive të reja të informacionit, afirmimin dhe mbrojtjen e diversitetit dhe solidaritetit kulturor dhe gjuhësor.

Agjencia për Rini dhe Sport, si organi më i lartë qeveritar për rininë dhe sportin, mbetet e hapur për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë ka marrë ftesë për të marrë pjesë në konferencat e organizuara nga Frankofonia.