Agjencia për rini dhe sport organizoi konferencë për media me rastin e rrëmbimit të medaljes së bronzit në kampionatin evropian për boksierin e ri maqedonas Petar Arsovski nga kampionati evropian për të rinj i organizuar në Sofje të Bullgarisë

– Medalja e fituar e bronztë në kampionatin evropiane jep shpresë se Petari do të ndjekë gjurmët e shumë boksierëve tanë nga Maqedonia dhe se do të ketë arritjet e tij në ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare. Medaljet evropiane dhe botërore të Veli Muminit, Primisllav Dimovskit, Faton Salihut, Azemit, apo Rusevskit duhet të jenë vetëm motivim për boksierin e ri, tha drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski.

Para mediave folën edhe trajneri i Arsovskit, si dhe kryetari i Federatës së Boksit Primislav Dimovski.

– Realizimi i këtij suksesi nuk është i papritur për ne dhe mendoj se medalja e tij së bashku me medaljen e Ardian Azemit të dy viteve më parë tregojnë se kemi talentë të rinj me të cilët mund të punohet dhe se fondet e dhëna nga ARS janë të justifikuara, mes të tjerash tha Primisllav Dimovski.

Ai shtoi se Paris 2024, madje edhe Los Angeles 2028, në kalkulim mund të duken larg, por me talente të tilla shanset për të siguruar një performancë dhe për të arritur një rezultat janë të larta