Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, zëvendësdrejtori i Agjencisë Amir Bilali, Zëvendësministrja e Ministrisë për Rini dhe Sport në Republikën e Bullgarisë znj. Diana Ivanova, drejtori i Agjencisë Kombëtare Marko Gjorgievski, kryetarë dhe përfaqësues të komunave, përfaqësues të organeve shtetërore, si dhe përfaqësues të organizatave në nivel kombëtar dhe organizatave rinore nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, sot morën pjesë në aktivitetin e parë sipas planit operativ pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në sferën e rinisë dhe sportit ndërmjet Agjencisë për rini dhe sport të RMV-ës dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë, edhe atë me temë: Shkëmbimi i përvojës në fushën e politikave rinore në nivel lokal, me pjesëmarrjen e të rinjve aktivë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet të rinjve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Në takim u shpërndanë përvojat e zbatimit të politikave rinore në nivel lokal, e cila ka rëndësi të madhe si për përfaqësuesit e Republikës së Bullgarisë, gjithashtu edhe për përfaqësuesit e Maqedonisë. Forume të tilla do të kontribuojnë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë në mes komunave kufitare, si dhe në vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet organizatave rinore të dy vendeve.

Zëvendësministrja për Rini dhe Sport znj. Diana Ivanova, falënderoi për ftesën për pjesëmarrjen e tyre në takimin e parë të tillë mes dy vendeve tona dhe theksoi se takimi i radhës do të realizohet në Republikën e Bullgarisë.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Amir Bilali, shpjegoi rolin e Agjencisë për rini dhe sport, aktivitetet dhe politikat që zbaton ky institucion.

Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport theksoi rëndësinë e madhe të këtyre takimeve për shkëmbimin e praktikave pozitive për politikat rinore në nivel lokal, si një mundësi efikase për rrjetëzimin ndërmjet organizatave rinore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale.

Përfundimet që dolën nga forumi njëditor janë:

Shkëmbimi i praktikave të mira në punën rinore dhe vendosja e bashkëpunimit përmes takimeve të përbashkëta për punën e Qendrave Rinore në RSM dhe Bullgari.

Në sferën e politikave rinore të shfrytëzohen praktikat e mira në nivel lokal dhe t’u jepet mundësia të rinjve të marrin pjesë praktikisht në krijimin dhe zbatimin e tyre.

Shkëmbimi i politikave rinore dhe ideve ndërmjet këshillave rinore nga dy vendet tona me qëllim të ngritjes të nivelit për pjesëmarrjen rinore.