Në takimin e mbajtur në Sofje të Republikës së Bullgarisë, më 22 mars 2022, u nënshkrua memorandum për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për rini dhe sport të RMV-së dhe Ministrisë së rinisë dhe sportit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e rinisë dhe sportit.
Nënshkrimi i këtij memorandumi forcon marrëdhëniet mes dy vendeve duke nxitur bashkëpunimin për përparimin në fushën e rinisë dhe sportit, bazuar në parimet e reciprocitetit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe dobishmërisë.


Përveç aktiviteteve tashmë të përcaktuara në planin operativ, Ministria e Rinisë dhe sportit të RB-së ka propozuar edhe përkrahjen për Ultra Maratonën, e cila do të realizohet në hapësirat territoriale të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ministria e rinisë dhe sporteve e Republikës së Bullgarisë do të mbështesë realizimin e saj në territorin e tyre, ndësa RMV në territorin e vendit tonë.
Agjencia për rini dhe sport e propozoi aktivitetin për mbajtjen e lojërave të shkollave të mesme, të cilat do të mbahen në Ohër me pjesëmarrjen e mbi 600 pjesëmarrësve nga të dyja vendet tona. Një aktivitet tjetër, i cili plotësoi planin operativ është edhe vizita e Qendrave Rinore në RB, të cilat punojnë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, që ka për qëllim shkëmbimin e përvojave.
Në fund të takimit, grupet e punës ndërmjet ARS-së dhe MRS-së ranë dakord që të përgatisin sa më shpejt një plan veprimi me kohë konkrete për realizimin e aktiviteteve të planit operacional, por edhe për aktivitete tjera jashtë planit që mund të realizohen në periudhën deri në muajin qershor, të vitit 2022.