Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport realizoi takim pune me drejtorin e anti-dopingut në sport të Serbisë, e kryesuar nga drejtoresha e  institucionit Prof. Dr. Milica Vukasinoviç-Vesiç, zëvendës drejtori Prof.  Nenad Xhurxheviç, si dhe Zëvendës Ministri i Sportit në Serbi, Urosh Pribiçeviq.

Përfaqësuesit në formën e ekspertëve nga pala e maqedonisë ishin prof. Dr. Zoran Hanxhiski dhe Prof. Dr. Eli Hanxhiska, ndërsa me një video u paraqi edhe drejtori i Komisionit për Anti – Doping në RMV Dr. Ilija Stoilov pjesë. Gjithashtu u prezentua dhe rregulloja e tyre me ndryshimet dhe shtesat në Ligjin e vitit 2021, sipas kërkesave të WADA-s. Domethënë, ata vëndosën në dukje të gjitha hapat për krijimin e institucionit, e që është një organ i pavarur, ndërsa financohet nga buxheti i RS. Struktura organizative është projektuar nga ekzistenca e Bordit të Drejtorëve dhe bordit për kontrollë Anti-Doping, si organ të shkallës së dytë brenda institucionit. Qëllimi i vizitës së tyre është që përmes eksperiencës së tyre të ndihmojnë në krijimin e një institucioni të tillë në vendin tonë, ku do të ketë për qëllim që të respektohet rregulloja e WADA-s, por edhe për pavarësi në funksionimin e institucionit.