
Nga ana tjetër, përmbajtja e futbollit, veçanërisht kohët e fundit, është një formë që profilizon një mënyrë ekzistenciale dhe profesionale për zgjidhjen e tundimeve të jetës.
Duke marrë parasysh përvojat dhe rezultatet e qasjes strategjike të disa vendeve përmes disiplinave sportive për të zgjidhur problemet enorme të shfaqjes së veseve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Agjencisë për Rini dhe Sport investon në ndërtimin e 50 fushave ndihmëse të futbollit me mjetet e siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Me një Konkluzion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Agjencia për Rini dhe Sport është e detyruar të ndërtojë fushat ndihmëse të futbollit në pronësi të komunave.
Projekti për fushat ndihmëse të futbollit përbëhet nga: lokacioni me dimensione 120×80 e cila përfshin një fushë futbolli me dimensione 105×68 me ambiente shoqëruese, dhoma zhveshjeje, tribuna, rrethojë dhe ndriçim.
Projekti “50 fusha ndihmëse të futbollit” është parashikuar, një pjesë është në ndërtim e sipër, dhe një pjesë tashmë është vënë në përdorim në komunat e mëposhtme:
• Aerodrom
• Gazi Babë
• Gorçe Petrov
• Ilinden
• Saraj
• Berovë
• Manastir
• Bosillovë
• Vallandovë
• Vasilevë
• Veles
• Vrapçisht
• Gjevgjeli
• Gostivar
• Gradskë
• Zhelinë
• Zajaz
• Karabinci
• Kërçovë
• Krushevë
• Llozovë
• М. Brod
• Mogillë
• Negotinë
• Novo Sellë
• Pertovec
• Prilep
• Probishtip
• Radovish
• Rankovc
• Resnjë
• Rosoman
• Shën Nikollë
• Staro Nagoriçan
• Strugë
• Tearcë
• Tetovë
• Çeshinovë-Obleshevë
• Çashkë
• Shtip