Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Amir Bilalli realizoi takim pune në ambientet e ministrisë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çekun. Në takim u bisedua për mardhënjet biraterale në mes institucioneve tona dhe për avancimin e bashkëpunimit në sferën e rinisë dhe sportit.
Në mes tjerash, në takim u diskutua për intensifikimin e mardhënjeve në mes institucioneve tona , edhe atë për:- projekte dhe programe të përbashkëta në sferën e rinisë dhe sporteve – bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes institucioneve për anti-doping që do të themelohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës- strategjinë e re rinore të Maqedonisë- ditën ndërkombëtare të rinisë, dhe- intensifikimin e vizitave institucionale.


 Zëvendës drejtori z. Bilalli shprehi gatishmërinë e plotë për zhvillimin e marrëdhënieve në fushëveprimet kompetente të institucioneve tona. Palët u dakorduam që në të ardhmen e afërt të organizojnë një takim të përbashkët në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Agjencisë për rini dhe sport, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit të mirëfilltë bilateral.