Sot në Agjencinë e të Rinjve dhe të Sportit, në takim me drejtorin, Naumçe Mojsovski, u takua me Hristijan Buzalkovskin dhe me Sinisha Koçoskin, tandemin maqedonas për trofe.

“Më në fund, pavarësisht sfidave nga problemet e motorit, disa rënieve, patëm sukses ta kryejmë fundjavën e fundit të garave në mënyrën më të mirë të mundshme, pa gabime, ashtu siç kam dashur dhe siç kam mundur. Kam udhëhequr nga fillimi deri në xhiron e fundit, saktësisht, në mënyrë precize pa gabime”, tha Buzalkovski.

Sinisha Koçoski voziti në kategorinë F1000 dhe e fitoi vendin e dytë në Kampionatin Europian të UBM-së.

“Është sukses i madh të garosh në një kampionat të tillë dhe sukses edhe më i madh është të jesh në podium”, tha Koçoski.

Agjencia e të Rinjve dhe e Sportit vazhdon t’i mbështesë sportistët të cilët e përfaqësojnë vendin tonë në nivel më të lartë.