Si një nga çështjet më të rëndësishme u analizua edhe procesi i përgatitjes, dhënies dhe realizimit të vauçerit sportiv si një nga mjetet kyçe për të mbështetur sportin. Të gjitha palët e përfshira në përgatitje dhe realizim duhet që doemos të demonstrojnë llogaridhënie dhe transparencë për gjithë procesin në tërësi. Si përfundim i përbashkët është se duhet gjetur një mënyrë për kontroll dhe transparencë më efikase në përdorimin e mjeteve nga kjo masë.