Sot në Agjencinë e të Rinjve dhe të Sportit, drejtori Naumçe Mojsovski së bashku me këshilltaren e sportit të kryetarit të RMV-së, Silvija Mitevska, realizuan takim me ambasadorin e Japonisë Hironori Savada.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe u ndanë përvoja për përforcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fushën e të rinjve dhe të sportit. Drejtori Mojsovski theksoi se përvojat dhe këshillat e një vendi siç është Japonia, janë gjithmonë të mirëseardhura për ne dhe do të përpiqemi që vendet tona ta thellojnë këtë bashkëpunim mes nesh.

“Më vjen mirë që sot jam mysafiri juaj, ne si ambasadë gjithmonë duam ta përmirësojmë bashkëpunimin tonë dhe kemi menduar në këtë drejtim. Kemi ide për vëllazërimin e dy komunave ndërmjet këtyre dy vendeve tona, me çka do t’i përafronim idetë dhe vlerat tona, bashkëpunimin e ofrojmë në fushën e gjimnastikës, por edhe në të gjitha sportet dhe në organizatat e të rinjve”, theksoi ambasadori Savada.