Sot u realizua takim konsultativ online me përfaqësues të organizatave rinore, organizatave për rini dhe organizatave ombrellë rinore, ku u diskutua për implementimin e Strategjisë ekzistuese për të rinjë dhe për zhvillimin e Strategjisë së re.

Në takim u theksua nevoja për revizion, vështirësitë me të cilat përballen institucionet në zbatim të strategjisë, si dhe sfidat e ardhshme.

Në takim, gjithashtu u theksuan udhëzime specifike që do të jenë të dobishme për zbatimin e strategjisë, por edhe për krijimin e një strategjie të re për të rinjtë që do të zhvillohet në përputhje me nevojat e të rinjve.

Misioni i Përhershëm i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut do të mbështesë proceset e monitorimit dhe zhvillimit të një Strategjie të re Nacionale për të Rinjtë.

Bashkëpunimi mes ARS dhe formave të organizimit të rinisë mbetet në nivelin më të lartë dhe ne punojmë së bashku për të promovuar politikat rinore.