Kombëtarja jonë me një lojë të pabesueshme fitoi vendin e parë në Botërorin e 13-të në Eilat të Izraelit.
Kjo është arritje më e madhe në nivel përfaqësues në një ngjarje kaq të rëndësishme.
Për këtë rast Agjencia për rini dhe sport organizoi pritje për bartësit e kësaj arritjeje më të lartë.
Drejtori i Agjencisë Naumçe Mojsovski i përgëzoi për suksesin e madh të arritur dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë në këtë ndodhi sportive.


Në finale në Counter Strike, fitoren ndaj rumunëve e fitoi ekipi ynë i talentuar i cili përbëhet nga: Pavle Stojanovski “stYleEeZ”, Kristijan Popovski “FODOR”, Damjan Stoilkovski “Kyxsan”, Aleksandar Qulukoski “CacaNito”, dhe kapiteni i përfaqësueses Jane Apostoloski “aidKiT”.
– Një uratë e madhe për të gjithë pjesëmarrësit që sot na bënë krenarë, ju dëshirojmë edhe shumë suksese të tilla në nivel kombëtar dhe klubi, ndër tjerash tha Mojsovski.Ai shtoi se ky sport në vendin tonë është në rritje dhe se Agjencia për rini dhe sport do të ketë një arsye shtesë për bashkëpunim, sidomos pas faktit që jemi bërë kampionë të botës në e-sport.