Sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit të Rinisë përmes një linku online, i cili themelohet në kuadër të Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit.
Në mbledhjen e sotme anëtarët u njoftuan dhe diskutuan për mënyrën e punës.           Njëzëri, nga anëtarët e Këshillit, është zgjedhur për kryetare Marija Krstevska nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë – KRNM/ HMCM / NYCM.

Anëtarët e Këshillit të Rinisë sipas kompetencave të tyre do të mund të paraqesin propozime, iniciativa dhe mendime, do të propozojnë masa të avancimit të pozitës së rinisë, kritere për përkrahje të organizatave rinore, do t’i monitorojnë situatat në lidhje me politikat rinore, do t’i japin analizat dhe vlerësimet e tyre dhe do të veprojnë sipas nevojave shtesë të drejtorit dhe të Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit.

Këshilli I Rinisë do të funksionojë si organ këshillues i drejtorit të Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit dhe do të marrë pjesë aktive në krijimin e politikave rinore brenda agjencisë.Të rinjtë e përshëndetën iniciativën e tillë për themelimin e Këshillit të Rinisë dhe njoftuan se do të punojnë në mënyrë aktive në krijimin e politikave të të rinjve.
Në Këshillin e Rinisë marrin pjesë përfaqësues të organizatave të të rinjve, organizime për të rinj dhe nëpunës administrativë. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 2 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Lista e plotë e anëtarëve të Këshillit:
Marija Krstevska – Përfaqësuese e Këshillit Nacional të Rinisë.
Zoran Ilieski– Përfaqësues nga Koalicioni SEGA.
Martina Jaçevska– Përfaqësuese nga Lidhja për Punë Rinore.
Nami Isaki– Përfaqësues nga Qendra e Dialogut Kulturor.
Stefani Spirovska– Përfaqësuese nga Forumi Arsimor i të Rinjve.
Metodija Stojçeski – Përfaqësues i Lidhjes së Rinisë Krushevë.
Evgenija Janakieska –nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Muhamed Toçi –  nga Ministria e Drejtësisë.
Ivana Kusakatska – nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale.