Në bazë të nenit 49 paragrafi (3) të Ligjit për shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) dhe Programit për mbështetje financiare të projekteve për organizata rinore, organizata për të rinjë  dhe organizatave ombrellë rinore për vitin 2021 (Gazeta Zyrtare e RSM nr.8 / 2021), Agjencia për rini dhe sport

SHPALLJE

për mbështetjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 (neni 16101 – Agjencia për rini dhe sport, Nënprogrami 30 – Rini, pika 463 – Transferet deri tek organizatat joqeveritare) me qëllim financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në përputhje me Rregulloren për përcaktimin e procedurës dhe përcaktimin e kritereve për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e projekteve në sektorin e rinisë (nr. 01-2683/1 nga 06.11.2018), Rregullorja për ndryshime dhe Rregullorja për përcaktimin e procedurës kritereve për ndarjen e fondeve për mbështetjen e projekteve në sektorin e rinisë nr.12-291/1 nga 29.01.2019, 12-2514/3 nga 03.11.2019, 12-444/1 të viit 5.02.2020 dhe 122167/1 të vitit 2.11.2021, Strategjia Kombëtare për Rininë (2016-2025), Programi për mbështetjen financiare të projekteve në sektorin e rinisë për organizata rinore, organizata për të rinjë, si dhe organizata ombrellë rinore për vitin 2021 (Gazeta Zyrtare e RMV nr.8/2021). Shpërndarja do të bëhet në bazë të Vendimit të Drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, me propozim të Komisionit të themeluar nga Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport.

1. Llojet e projekteve që do të mbështeten nga ARS

Mjetet nga Buxheti i Agjencisë për rini dhe sport në vlerë të përgjithshme prej 1.200.000,00 denarë, do të përdoren për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, përmes mbështetjes financiare për programet (projektet) si në vijim:

Procedura e jashtëzakonshme: Mbështetja financiare nuk kalon më shumë se 300.000 denarë nga projektbuxheti në projekt, nga mjetet e siguruara financiare në vlerë të përgjithshme prej 3.000.000 denarë për temat e më poshtme që janë rradhitur sipas prioritetit:

 Përshkrimi për sferën e veprimtarisë
 Pjesëmarrja rinore
 Puna rinore
 Informimi i të rinjëve
 Kualiteti i jetesës
 Punësimi dhe mbështetje para punësimit
 Shëndetësi
 Kulturë

Për të arritur qëllimet e mëposhtme

 Përshkrimi i qëllimeve
 Rritja e numrit të inciativave dhe shoqatave burimore rinore
 Njohja e punës rinore si një mjet kyç për të ndihmuar zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve
 Disponueshmëria dhe transparenca e informatave me interes për të rinjtë për të plotësuar nevojat e tyre
 Sigurimi i një mjedisi cilësor ekologjik
 Të rinjtë si partnerë proaktivë dhe kreativë në procesin e tejkalimit të papunësisë
 Të rinjtë në krijimin dhe zbatimin e politikave kulturore
 Reduktimi i sjelljeve të rrezikshme dhe dhunës tek të rinjtë

2. Afati kohor dhe shuma totale e mjeteve të parapa / mjete në dispozicion

Mjetet financiare do të ndahen në një kohë për vitin 2021. Afati për realizimin e projektit është nga 1 deri në 12 muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës me Agjencinë për rini dhe sport.

3. Kriteret themelore organizative

Kriteret themelore organizative që duhet të plotësojnë shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në këtë shpallje janë:

1. Të jetë i regjistruar sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione;

Të jenë aktive jo më pak se një vit nga dita e regjistrimit të tyre në Regjistrin e personave të tjerë juridikë pranë Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, para ditës së thirrjes.

2. Të jetë i regjistruar në Regjistrin e organizatave rinore, organizatave për të rinnjë dhe organizatave ombrellë rinore.

3. Në raportin e fundit narrativ të kenë kryer të paktën 2 aktivitete me ose për të rinjtë

4. Të punojnë me të rinjë apo të realizojnë aktivitete të cilat lidhen me të rinjtë dhe që kanë përvojë në zbatimin e programeve ose aktiviteteve me të rinjtë në nivel lokal, rajonal, kombëtar ose ndërkombëtar.

5. Të zbatohen aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin e statusit të të rinjve në shoqëri, realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të të rinjve, edukimin, promovimin e statusit të grupeve të margjinalizuara të të rinjve, nxitjen e të menduarit kritik tek të rinjtë, nxitjen shkencore dhe aktivitetet kërkimore në punën e të rinjve dhe për të rinjtë

6. Të mos kryejnë aktivitete që përmbajnë elemente të gjuhës së urrejtjes, që nxisin dhunë, intolerancë ndëretnike ose që veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

4. Vlerësimi i kualitetit të projekteve

Vlerësimi i kualitetit të projekteve për shoqata dhe fondacione që plotësojnë kriteret themelore, do të bëhet në bazë të kritereve të përgjithshme si në vijim:

Sfera e veprimtarisë 
1. Kapacitetet e organizmit 
propozim projekti të jetë në përputhje me misionin dhe qëllimet e subjektit propozues 
1.2.  propozuesi të ketë përvojën e duhur prej të paktën 1 (një) viti në zbatimin e projekteve ose aktiviteteve të ngjashme 
1.3. Subjekti – propozuesi të ketë kapacitete adekuate (njerëzore dhe materiale) që do të ishin në drejtim të zbatimit të aktiviteteve të propozuara 
1.4. Subjekti / propozuesi të përfshijë vullnetarë në punën e tij gjatë realizimit të projekt propozimit 
1.5. Subjekti – propozuesi të ketë program vjetor pune, strategji ose plan veprimi 
2. Kualiteti i projektit 
2.1. Rëndësia e projekt propozimit 
2.2. Efektiviteti dhe efikasiteti i aktiviteteve të projektit 
2.3. Pjesëmarrja e grupeve të synuara 
2.4. Qëndrueshmëria e projekt propozimit 
2.5. Rezultatet e pritura të matshme nga projekt propozimi 
2.6. Efikasiteti buxhetor i projekt propozimit 
2.7. Produkte nga aktivitetet e projektit 
2.8.  Dukshmëria e projekt propozimit 

Secila sferë e veprimtarisë nga kriteret specifike lidhur me Planin e veprimit për zbatimin e Strategjisë nacionale për rininë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kriteret e përgjithshme do të vlerësohen me 0,3, ose 5 pikë, me këtë kuptojmë: 0-kriteri nuk është kriterium i pranueshëm; 3 – pjesërisht të pranueshëm dhe 5- plotësisht i pranueshëm.

  1. Dokumentacioni që shoqata/fondacioni duhet ta dorëzojë

Shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në shpallje duhet të paraqesin:

1. Aplikim për mbështetje financiare;

2. Projekti /  propozimi;

3. Statuti dhe vendimi për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit;

4. Kopje e vendimit për regjistrim në regjistrin e organizatavepër rinore, organizatave për të rinjë dhe organizatave rinore ombrellë.

5. Raport narrativ për vitin e kaluar fiskal (2020);

6. Llogaria përfundimtare e shoqatës apo fondacionit për vitin paraprak (2020);

Shoqatat dhe fondacionet nuk mund të paraqesin më shumë se një aplikim për mbështetje financiare pas shpalljes.

Shënim: Aplikimet me dokumentacion të pakompletuar (nga pika 6) ose të pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh!

Dorëzimet janë të pakthyeshme.

6. Afati dhe mënyra e dorëzimit të aplikacioneve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më së voni deri më 30.11.2021.

Aplikimi me të gjithë dokumentacionin duhet të dorëzohet me postë në adresën:

Agjencia për rini dhe sport

Sektori i të rinjve

Rr. Maqedonia nr.38

(Pallati Panko Brashnarov)

1000 Shkup

ose të dorëzohet personalisht në arkivin e Agjencisë për rini dhe sport deri në orën 16:00.

Shoqatat dhe fondacionet pjesëmarrëse në thirrje do të njoftohen për rezultatet në afat prej 10 ditësh nga data e miratimit të Vendimit për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për rini dhe sport për vitin 2021 të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. përmes ueb-faqes së Agjencisë për rini dhe sport.

Aplikacioni për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formulari i projekt-propozimit gjenden në faqen e Agjencisë për rini dhe sport:

 

Pyetjet për sqarim mund të bëhen në mënyrë elektronike në Agjencinë për rini dhe sport, në adresën contakt@ams.gov.mk

Drejtor

Naumçe Mojsovski