Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski para sallës “Partizan” në Karposh zyrtarizuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e këtij objekti sportiv.


Salla Sportive Partizan do të jetë sërish gati për t’u mbushur me sportistë, spektatorë dhe gara!


Kemi nderin që sot të gjithë ne jemi dëshmitarë të ringjalljes të një objekti shumë të rëndësishëm për sportin e Maqedonisë, i cili qëndroi në këmbë pas tërmetit me ndihmën financiare të qeverisë franceze.


Salla e kultit “Partizani” meriton të shkëlqejë, të marrë vëmendjen e duhur, ndërsa karposhianët dhe të gjithë shkupjanët të rifitojnë krenarinë e tyre, por edhe fatin sepse këtu do të luhen edhe shumë ndeshje të tjera që do t’i gëzojmë të gjithë, tha Mojskovski.


Partizani është sërisht me ne, ku presim me padurim aktivitetet e para sportive që do ta pasurojnë jetën sportive në Karposh, por edhe nga lagjet e tjera të Shkupit, si dikur që mblidheshin për të luajtur sport pikërisht në këto hapësira!