Sot në Ukrainë drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski nënshkoi marrëveshje për bashkëpunim për rini, kulturë fizike dhe sport.

Duke e njohur rëndësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, këmbimin e përvojave, perspektivës dhe prioriteteve në sferën e rinisë, kulturës fizike dhe sportit, ndërsa me dëshirë përforcimin e raporteve ekzistuese miqësore mes dy shteteve, me ministrin e Ukrainës për rini dhe sport vendosëm theks të veçantë këmbimit të informatave që kanë të bëjnë me planet për zhvillim në sferën e rinisë , kulturës fizike dhe sportit.

Këmbimi i ekspertëve/personave profesional  në sferën e kulturës fizike si dhe këmbimi i informatave dhe publikimeve në tema që kanë të bëjnë me rikonstruimin e objekteve sportive, mjeksisë sportive dhe aktiviteteve për antidoping ishin tema që u biseduan nga të dyja palët. Delegacioni Ukrinës i udhëhequr nga Taras Kaçka zëvendës për zhvillim të ekonomisë, trgëtisë dhe bujqësisë  bashkë me delegacionin e Maqedonisë të  udhëhequr nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, bashkëpunimin mes dy vendeve e ngritën në një pozitë të lartë me theks të veçantë  zhvillimit ekonomik të rinisë dhe sportit.