Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski në Beograd relizoi një takim konstruktiv me Ministrin për rini dhe sporte të Republikës së Serbisë, Vanja Udoviqiç dhe Sekretarin e ri të përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Rini – RYCO, Albert Hani.

Si dy ish-sportistë dhe njerëz që përfaqësojnë interesat e të rinjve, me Ministrin Udoviqeviç dhe Z.Hani, u  theksua se ndërveprimi i të rinjve nga rajoni ka një rëndësi të veçantë, ku gjithashtu u hapën pyetje për bashkëpunim në fushën e sportit.

Në takim u arrit në përfundim se të rinjtë në rajon kanë shumë nevoja dhe interesa të përbashkëta dhe për këtë arsye duhet intensifikuar bashkëpunimin midis Agjencisë për rini dhe sport dhe Ministrisë për rinisë dhe sport në Serbi.

Gjithashtu u bënë plane për të ardhmen, për organizimin e përbashkët të kampeve për sportistë të rinj dhe një sërë aktivitetesh të tjera që inkurajojnë frymën sportive dhe lidhin rininë.