Përfaqësuesja e Maqedonisë në Karate u kthye nga Kampionati Europian (KE) i 48-të për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj (Nën 21), që u mbajt fundjavën e kaluar në Tampere të Finlandës. Ky është sukses i madh për karatenë maqedonase, sepse në Kampionatin Evropian në Tampere morën pjesë më shumë se 1000 garues nga 45 vende.

Me suksese të tilla, karateja është në rrugë të mbarë për t’u bërë sporti me më shumë trofe në vend. Jam i sigurt se në një të ardhme të afërt këta fëmijë do të jenë fitues të medaljeve në kategorinë e seniorëve, theksoi drejtori Naumçe Mojsovski. Është kënaqësi e madhe të jesh përzgjedhës i këtyre fëmijëve të rinj, të talentuar dhe të motivuar. Rezultatet në Tempere e vendosën vendin tonë në vendin e dhjetë në renditje, pas suksesit të Kampionatit Europian në konkurrencën e 45 shteteve, që është tregues real i cilësisë së karatesë maqedonase, theksoi trajneri Arlind Huseini.

Seleksionuesi në mundje Aleksandar Kuzmanovski foli për detajet e pjesës garuese, duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes financiare të ARS-së, e cila përmes bursave për të rinjtë, jep motivim për sport të mëtutjeshëm. Deklaratë për shtyp dhanë edhe fituesit e medaljeve:

Stefan Stojanoviq në konkurrencën e juniorëve (kategoria mbi 76 kg)🥇,
Andrej Basarov në kadetë (mbi 70 kg)🥈,
Matej Belistojanoski, po ashtu në konkurrencën e kadetëve (deri në 55 kg), 🥉,
Stole Smilkovski (deri në 67 kg), i cili u ngjit në podiumin e festës me medaljen e argjendtë të fituar, që e fitoi të drejtën për bursë të kategorisë ndërkombëtare nga Agjencia e të Rinjve dhe e Sportit.