Në bazë të Rregullores për përcaktimin e procedurës dhe vendosjen e kritereve për  përcaktimin e mjeteve në mbështetje të projekteve në sferën e rinisë, Agjencia për rini dhe sport solli Vendim për ndarjen e  mjeteve financiare në përkrahje  të projekteve në sferën e të rinjve sipas së  cilës Agjencisë për rini dhe sport për vitin 2021 (,,Gazeta zyrtare e RMV’’ nr. 307/2020) i ndahen mjete financiare në lartësi prej 3.000.000.00 denarë nga buxheti i i Republikës së Maqedonisë së Veriut në sferën e rinisë, të parapara për mbështetje të projekteve nga sfera e rinisë, nga nënprogrami – 30, paragrafi 463- transferi për organizatat joqeveritare.

Lartësia e mjeteve finaciare iu ndahet Shoqatave qytetare në vijim: EASP- Shkup dhe Prilep, Shoqata për zhvillim te shoqërisë-Inovacione sociale BAKE UP Shkup, Shoqata për promovim dhe nxitje të informatikës Asociacioni i studentëve dhe  informatikanëve Shkup ASI , Parlamenti studentor i Fakultetit të elektroteknikës dhe teknologjive informative Shkup, Loesje Manastir, Qendra Maqedonase  e gjelbër, Rodost-Shkup, MEDIUM, COER-Shkup, Njësiti i skautëve Pioner Ohër, Fondacioni për zhvillim lokal dhe demokraci Fokus – Veles, Qendra për inovacione për zhvillim të bashkësisë, Qendra për marrëdhënie humane – Krushevë, Shoqata ndërkomunale për persona me invaliditet trupor të komunave Veles, Gradsko dhe Çashka – Mobilitet , Veles, dhe Shoqatës për të rinj për mësim dhe miqësi të përhershme  Plus Manastir.