Njoftojmë se në të njëjtën fazë të ndërtimit janë edhe pishinat e shkollës fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në komunën “Gjorçe Petrov”, komuna “Kisella Vodë”, në shkollën fillore “Nevena Georgieva – Dunja” dhe në Shtip në Qendrën Rekreative Sportive “Suitlak”, ku janë vendosur konstruksione çeliku dhe fasada panelesh, ndërsa për momentin punohet në rregullimin e brendshëm. Panelet e fasadës janë duke u montuar në pishinën në komunën e Kërçovës me vendndodhje përreth shkollës “Sande Shterjoski” dhe çerdhes “Dallëndyshet”.

Në pishinën në Manastir në shkollën fillore “Dame Gruev”, për momentin është duke u punuar në përforcimin e konstruksionit metalik, pas së cilit vijon montimi i paneleve të fasadeve.

Në fazën përfundimtare është edhe pishina e mbyllur në Tetovë, ku pas montimit të pompës termale, I njëjti do të jetë gati dhe në funksionim të plotë.

Katër pishina për të cilat është filluar procedura e tenderit janë në komunat e Karposhit, të Çairit, të Strumicës dhe të Kavadarit.

Këto janë projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për ta rikthyer shkëlqimin e plotë të sportit.“Për pishinën në Strugë tashmë është duke u zhvilluar procedura e tenderit, pas përfundimit të afateve ligjore do të fillojë rikonstruksioni i shumëpritur i kësaj pishine strugane, në të cilën u mbajtën shumë gara në vaterpolo dhe not dhe ishte vend ku shumë të rinj e zgjodhën notin si sport, pikërisht për shkak të kësaj pishine. Më në fund erdhi koha që pishina në Strugë ta kthejë shkëlqimin e saj të vjetër dhe të jetë sërish atraksion për struganët“. – theksoi drejtori Mojsovski. Tjetër projekt shumë i rëndësishëm sidomos për banorët e Karposhit dhe për shkupjanët është edhe salla sportive “Partizani” për të cilën drejtori theksoi: “Në këtë rast ju njoftoj se Agjencia e të Rinjve dhe e Sportit  është e përkushtuar në mbështetjen dhe në rikonstruksionin e sallës sportive “Partizan”, në komunën e Karposhit, për të cilën është shpallur procedurë tenderimi. “Partizani”-i është simbol i sportit për banorët e Karposhit, ne jemi të përkushtuar që ta rikthejmë shkëlqimin e “Partizan”-it, ish-salla e sportit kult do t’i jetësojë sërish momentet e bukura të sportit. Nga kjo sallë kanë dalë numër i madh i sportistëve të lavdishëm dhe besojmë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Mojsovski. Agjencia, e cila është shtëpi e sportit, por edhe shtëpi e të rinjve, vazhdimisht investon në objekte dhe në projekte që janë vendimtare për kushte më të mira për të rinjtë dhe sportistët, për ta rikthyer nivelin e lartë të aktiviteteve sportive, të garave dhe të rekreacionit në sallat, në këndet e lojërave dhe në pishinat, të cilat e shënuan fëmijërinë dhe rininë e shumë brezave.