Këtë javë deri më 25 shtator, Struga është nikoqire e Kupës Europiane të Klubeve (KEK) në shah!

Ky është i 36-ti  me radhë për meshkuj dhe i 25-ti me radhë për femrat e KEK-ut në shah!

Me rëndësi të veçantë është pjesëmarrja e kampionit aktual botëror të shahut Magnus Karlsen, një prej emrave më të mëdhenj të shahut të ditëve të sotme!

Iu urojmë sukses të gjithë pjesëmarrësve, veçanërisht ekipeve të Maqedonisë, të cilat i inkurajojmë për suksese të mëdha!