Gongu i Artë feston jubileun e 50 nga turneu i parë i realizuar

Agjencia për rini dhe sport organizoi konferencë për media me rastin e Turneut tradicional ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 nëntor, në sallën e vogël të “Boris Trajkovskit”.

“Është kënaqësi e veçantë të shpallim një jubile të tillë, ngjarje që rendit vendin tonë në kalendarin ndërkombëtar sportiv”, ndër tjerash tha Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për rini dhe sport. Ai shtoi se Agjencia mbetet në qëndrimin për të ndihmuar federatën në realizimin e ligave vendore, rajonale dhe spektakleve ndërkombëtare të boksit.

Kryetari i Federatës së Boksit, Primisllav Dimovski theksoi se e priste një mirëkuptim të tillë për realizimin e “Gongut të Artë”, edhe pse për shkakë të pandemisë pothuajse askush nuk e përkrah financiarisht këtë ngjarje përveç Agjencisë për rini dhe sport, sidomos për faktin se ky institucion udhëhiqet nga një ish-sportist me renome dhe e njeh mirë botëkuptimin e sportit.
Shtypit iu drejtua edhe prof.dr.Ruzhdi Kalaç, i cili është rikthyer në federatën e boksit.Kam përshtypje se nga kampionati botëror i boksit në Beograd, arrita në përfundim se duhet sa më shumë vëmendje t’u kushtohet të gjitha federatave që merren me sporte marciale, veçanërisht për faktin se ngjarjet si “Gongu i Artë”, “Perla e Maqedonisë” janë simbole sportive të vendit tonë, tha Kalaç.
Gjithashtu, Federata e Boksit të Maqedonisë njoftoi se kanë aplikuar boksierë nga 14 shtete, duke përfshirë Anglinë, Uellsin, Republikën e Irlandës, Serbin, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Ukrainën, Bullgarinë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Turqinë.

Njëkohësisht, boksierë nga Hong Kongu dhe Federata e Moldavisë do të performojnë për herë të parë në “Gongun e Artë”.
Maqedoninë e Veriut në Gongun e Artë do të përfaqësohet nga: Adrian Xhemili, Oran Shakirovski, Jasim Lama, Lion Lena, Alim Nasufi, Leo Jovanovski dhe Arsim Etemi, ndërsa do të udhëhiqet nga trajnerët Ruzhdi Kalaç dhe Petre Çurlinovski.
Jasin Lama është i vetmi boksier nga maqedonia e veriut në mesin e të regjistruarve që fitoi Gongun e Artë në ngjarjen e vitit 2019.
Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar të zhvillohen më 12 nëntor, ndërsa ato të finales do të zhvillohen më 13 nëntor, ku në respekt të spektatorëve ndeshja finale do të transmetohen në MTV dhe Arena Sport, duke filluar nga ora 20:00.