Federata e Sporteve Shkollore e Maqedonisë së Veriut, me mbështetje nga Agjencia për rini dhe sport, organizon LOJRAT SPORTIVE SHKOLLORE TË BALLKANIT TË HAPUR – “OHËR 2022”.

Këtë ngjarje madhështore sportive ndërkombëtare e paralajmëruan drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Federatës së sporteve shkollore, prof. Aleksandar Tufekçievski.

  • Është nder i madh për mua të shpall LOJËRAT E PARA SPORTIVE SHKOLLORE TË BALLKAN TË HAPUR “OHËR 2022”, organizatorë të së cilës jemi pikërisht ne.

Kjo ngjarje organizohet nga Federata e Sporteve Shkollore, me mbështetjen e Agjencisë për rini dhe sport, ku synimi është afrimi i sportistëve të rinj nga Ballkani, krijimi i njohjeve të reja, si dhe përpjekje për të realizuar idenë e BALLKANIT TË HAPUR përmes sportit.
Sporti na afron, sporti nuk njeh fe, racë dhe ngjyra.
Sporti është mënyra më e mirë për të respektuar kundërshtarin.
Të jemi nikoqirë të mirë, të përpiqemi të bashkojmë sportistët e rinj nga Ballkani, ndër të tjerash tha Mojsovski.

Lojërat do të zhvillohen nga data 12 deri më 16 qershor në qytetin e Ohrit, ku do të marrin pjesë rreth 450 nxënës-garues nga shkollat ​​e mesme më të mira të vendeve ballkanike: Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Garat do të zhvillohen në disa disiplina, si më poshtë:
• Hendboll – meshkuj dhe femra
• Basketboll 3×3 – meshkuj dhe femra
• Futsal – meshkuj dhe femra
• Volejboll plazhi – meshkuj dhe femra
• Ping-Pong – meshkuj dhe femra
• Atletikë – meshkuj dhe femra (100 m, kërcim për së gjati dhe hedhja e gjyles)
• Shah – meshkuj dhe femra