Kampionia maqedonase dhe ballkanike solli katër medalje të arta nga kampionati i 75-të botëror në Bodybuilding dhe Fitnes, i cili u organizua në qytetin spanjoll Santa Suzana.
Vajzë nga Kriva Pallanka u bë kampione botërore në kategorinë xhunior në Wellness, kampione absolute në konkurrencë për junior, kampione botërore në kategorinë e seniorëve në Wellness dhe kampione absolute në konkurrencë të seniorëve!


Për këtë rast u organizua një pritje në Agjencinë për rini dhe sport, ku Akievska prezantoi përshtypjet e saja për suksesin e madh të arritur për bodybuilding-un dhe fitnesin e Maqedonisë së Veriut.
Kjo ishte gara më e madhe botërore deri më tani, ku himni i Maqedonisë së Veriut u dëgjua katër herë. Ajo falemenderoi Agjencinë për rini dhe sport për mbështetjen pa të cilën nuk do të ishte arritur ky sukses.
Në Kupën e Botës morën pjesë 102 shtete nga e gjithë bota, dhe më shumë se 1500 garues. Në konkurrencën e fortë Akievska arriti sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar në kategorinë e saj deri në 163 cm lartësi në konkurrencën e xhuniorëve dhe të seniorëve ku në të dyja kategoritë morri dhe fitoi në kategorinë absolute.