Në qytetin spanjoll Santa Suzana, nga 3 deri më 9 maj u organizua Kampionati Evropian në Bodybuilding dhe Fitnes, në të cilin mori pjesë edhe ekipi ynë.


Skuadra e Maqedonisë arriti rezultate të shkëlqyera ku nga gjithsej katër finalistë, dy fituan medalje.
Meri Akievska e konfirmoi medaljen e artë nga Kampionati Botëror në kategorinë Wellness-Fitness për të moshuarit deri në 163 cm, ndërsa Petar Bogdanovski fitoi medaljen e bronztë për garuesit në kategorinë e Bodybuilding për të rinj. I respektueshëm është edhe vendi i pestë në kategorinë Bodybuilding për Bozhidar Peçakovskin, si dhe vendi i gjashtë i Tomçe Nikolovskit në kategorinë Bodybuilding Classic deri në 180 cm.
Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski iu ndau mirënjohje që të dy medalistët për suksesin e tyre të arritur, ndërsa përfaqësuesëve të Federatës së Bodybuilding dhe Fitnes ju tha se ARS mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha Federatat Kombëtare Sportive të cilat me angazhimet e tyre mundësojnë medalje nga ngjarjet ndërkombëtare.