Një tjetër federatë u bë pjesë e familjes së Agjencisë për rini dhe sport. Mënyra moderne e jetës dhe ndryshimeve të bartura nga koha e re ka incijuar nevojën për të vënë në veprim një federatë tjetërnë vend, e cila në fushën e saj të veprimit mbulon një mënyrë tjetër të sportit.

Me këtë rast, agjencia organizoi një konferencë shtypi, ku përveç drejtorit të agjencisë, Naumçe Mojsovski, foli dhe presidenti i federatës së e-sportit Boban Totovski, si dhe këshilltari për të rinjtë në qeverinë e RMVsë Gjorgji Tasev.

– Kam nder dhe kënaqësi të madhe që sot edhe zyrtarisht federata e e-sportit bëhet pjesë e sportit të maqedonisë, ku dakordohemi për të gjitha kushtet dhe sfidat që mbajnë kohët e reja. Unë dua të theksoj se të gjitha sportet në vendin tonë kanë dhe do të kenë mbështetje të fuqishme nga Agjencia për rininë dhe sportin. Ne u angazhuam që të jemi këtu pranë për të gjitha sportet, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim sportin në vend, tha Mojsovski.

Ju përgëzoj për sukseset që keni arritur, dhe ju uroj sukses më të madh në të ardhmen. Ne kemi njohur talentin dhe entuziazmin tuaj për suksese të mëdha, ju uroj si të rinj që të vazhdoni me entuziazmin e njëjtë dhe më tej, shtoi Mojsovski.

Motivimi i drejtorit të ARS-së, si dhe këshilltarit në qeverinë e RMS, Gjorgji Tasev,  me iniciativat e tyre në dy vitet e fundit kanë çuar në realizimin e ekzistencës zyrtare të Federatës së E-Sport, tha Totovski.

Ai shtoi se pjesëmarrësit dhe rezultatet e garave gjatë dy viteve të fundit kanë mundësuar ekzistencën e federatës.