Anëtarët e Shoqatës “Dozë lumturie” realizuan takim me Drejtorin e Agjencionit për rini dhe sport Naumçe Mojskovski me rastin e suksesit të arritur në garat e shumta botërore dhe ndërkombëtare për talentet e rinj dhe novatorët. Shoqata me Mentorin e tyre dr.Dragan Jovanov për 9 muaj janë fitues të 15 medaljeve nga të cilat 14 medalje të arta dhe 1 medalje e argjendtë. Ekipi është i përbërë prej 12 fëmijëve prej të cilëve 3 janë pa paaftësi kufizuese të cilët ju ndihmojnë fëmijëve tjerë për të folurit në gjuhën Angleze, gjuhë e cila është gjuhë punuese në të gjitha konferencat. Pjesë e shteteve në të cilat kjo Shoqatë ka fituar medalje të arta janë: Kanada, Qipro, Indonezia, Malazija, Turqia, Brazili, Paraguaj, Indi, Filipinet, Bangladeshi, Pakistan dhe një pjesë e Shteteve Arabe si dhe vendet përreth Ballaknit.

Qëllimi i Shoqatës është që ta ndryshojë perceptimin tek ne dhe në botë për potencialin të cilin e kanë këta fëmijë me aftësi të kufizuara. Kjo është arritja historike më e madhe e arritur deri më  tani me fëmijët me aftësi të kufizuar në RMV, Ballkan por edhe në botë.

Projektet me të cilat garojnë këta fëmijë janë në sferën e: suplementeve ushqimore për forcimin e sistemit imunitar, mbrojtja nga viruset, sëmundjet kancerogjene, sëmundjet neurologjike dhe sindroma down. Shoqata tanimë punon me hulumtime të reja për patentë.

Me rastin e këtyre arritjeve të mëdha, Drejtori i Agjencionit për rini dhe sport deklaroi se Agjencioni për rini dhe sport do të vazhdon ti përkrahë këto fëmijë dhe shpreson se në të ardhmen do të vazhdojnë të arrijnë rezultate të tilla të larta.