Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, sot ishte pjesë e konferencës “Përballë korrupsionit në sport dhe dëmet që korrupsioni u shkakton talenteve të reja në sport”, organizuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përcaktuar për qeverisje të mirë. 
Agjencia për rini dhe sport, si një institucion që kujdeset për rininë dhe sportin përpiqet plotësisht të zhdukë çdo dyshim për korrupsion në sport.Sporti është pjesë e jetës së shoqërisë dhe ka një rëndësi të madhe për shëndetin psiko-fizik, sporti është promotori më i mirë dhe më efekti i vendit në mbarë botën.
Nuk ka vend për korrupsion në sport dhe nuk guxon të ketë, prandaj duhet të jemi konstant dhe këmbëngulës në këtë luftë së bashku.
Institucionet janë ato që kanë detyrimin të ofrojnë kushte që sporti të jetë në përputhje me ligjin dhe jo mbi ligjin. Në të ardhmen, secila prej propozimeve dhe përfundimeve të konferencës së sotme do të gjejë zbatimin me sukses të tyre për të eliminuar plotësisht të gjitha format e korrupsionit në sport.