Agjencia për rini dhe sport dhe Lidhja për punën rinore, ndanë çertifikata për mbarimin me sukses të programës për mësim për të rinjë 14 punëtorëve rinor në përputhje me standardet e punës rinore. Për herë të parë në vendin tonë do të njihen çertifikatat profesionale, si një nga profilet e punës rinore, në përputhje me Portofolin nacional për punë rinore. Çertifikatat u ndanë solemnisht nga Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për rini dhe sport, si dhe Gjorgi Tasev, këshilltar i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të rinj dhe politika rinore.
– Mbarimi i trajnimit dhe marrja e çertifikatave hap rrugën për njohjen e një “punëtorit rinor” si një profesion që do të jetë pjesë integrale e çdo qendre rinore dhe institucioneve, si një e tërë. Agjencia për rini dhe sport, si një partner institucional i Lidhjes për punën rinore, mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në të gjitha sferat e shoqërisë, tha Mojsovski.
Këshilltari për Rini, Gjorgi Tasev, vuri në dukje se kjo ngjarje është një kurorë e një procesi që filloj në vitin 2017.
– Shkathtësitë të cilët fitojnë të rinjtë me pjesëmarrje në programet arsimore të këtij lloji do të ndihmojë në ndërtimin e shoqërisë në kohë dhe sipas nevojave për të rinjtë, tha Tasev.
Në këtë ngjarje, ishte i pranishëm edhe Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes për punën rinore, i cili së bashku me Agjencinë për rini dhe sport zhvilluan këtë trajnim katërmujor në bazë të standardit të punonjësit me të rinjtë, të miratuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.