Akademia sportive

Me prezantimin e Akademisë së Sporteve, ne presim që të krijohen reprezantuesit e ardhshëm. Vizioni ynë me akademinë sportive është që nxënësit të stërviten dhe të mësojnë, dmth, respektivisht të jenë plotësisht të përkushtuar në trajnim. Orët zhvillohen sipas një programi të zhvilluar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Programi ofron lëndë të arsimit të përgjithshëm dhe profesional. Nxënësit-atletë kanë një mësues lënde për secilën lëndë i cili do t’i vlerësojë ata, dhe gjatë mësimit dhe trajnimit praktik dhe për të njëjtët kujdesen ekipe ekspertësh të trajnerëve sportivë. Për shkak të interesimit të madh të nxënësve dhe prindërve të tyre për t’u regjistruar në Akademinë e Sporteve, nga viti i ri shkollor 2015/2016 Akademia Sportive do të themelohet si shkollë e mesme shtetërore me klasa të hapura dhe të shpërndara në shtatë komuna të tjera në të gjithë Maqedoninë, si vijon:

1. Veles (Gjimnazi Koço Racin) – klasa të hendbollit dhe futbollit

2. Gostivar (SHMK Gostivar) – klasa të hendbollit dhe futbollit 

3. Ohër (OUTU Vanço Pitosheski) – klasa të hendbollit dhe futbollit

4. Shtip (SOU Kole Nehtenin) – klasë futbolli

5. Prilep (SOU Mirçe Acev) – klasa të hendbollit dhe futbollit

6. Strumica (Shkolla e Mesme Nikolla Karev) – klasa të basketbollit dhe futbollit

7. Manastir (OSZU Kuzman Shapkarev) – klasa të hendbollit dhe futbollit

Kushtet për regjistrim në shkollën e mesme të re shtetërore do të jenë të njëjtat si më parë. Secili kandidat do të duhet të kalojë fazën e testimit sipas kritereve të dhëna për secilin sport veç e veç. Kontrolli për secilin sport do të bëhet më pas nga anëtarët e federatave sportive dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Si më parë, federata e përkatëse do të sigurojë pajisje sportive dhe transport në secilin vend të trajnimit për secilin nxënës të zgjedhur, dhe për nxënësit që jetojnë jashtë komunës ku mbahen orët, do të sigurohet akomodimi në konvikte. Nxënësit-atletë në Akademinë e Sporteve do të vazhdojnë të jenë pjesë e procesit të maturës shtetërore dhe do të jenë në gjendje të vendosin nëse do të japin provim në maturën shtetërore apo shkollore, në mënyrë që ata që do ta japin provimin e maturës shtetërore të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet e tyre.

Përveç institucioneve të mësipërme, kontribut në këtë projekt do të japin edhe federatat kombëtare për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis, dhe ekspertë nga fusha të ndryshme (parasegjithash trajnerë ekspertë të sporteve, mjekë, psikologë, nutricionistë, etj.) do të përfshihen në krijimin e sportistëve më të mirë të Maqedonisë të njohur për mënyrën se si luajnë, bashkëpunimin dhe respektimin e vlerave dhe idealeve olimpike.

Çfarë fitojnë sportistët-nxënësit e rinj të talentuar

– Arsim

Arsimimi i futbollistëve të rinj, hendbollistëve, basketbollistëve dhe tenistëve do të përbëhet nga lëndë të përgjithshme arsimore që do t’u mundësojë atyre të fitojnë njohuri në fushën e gjuhës amtare, anglishtes, historisë, informatikës, shkencave natyrore dhe shoqërore. Këto kurse do t’u mundësojnë atyre që të japin provimin e maturës shtetërore dhe të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu do të studiojnë lëndë profesionale në lidhje me sportet, dhe aftësitë e lojës dhe përkushtimi ndaj sporteve do të forcohen në procesin e mësimdhënies dhe trajnimit të udhëhequr nga trajnerë ekspertë dhe profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë.

– Trajnimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia e Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me federatat kombëtare të sporteve do të përgatisin një plan për procesin e trajnimit, dhe do të sigurojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve në lidhje me promovimin sportiv të sportistëve të rinj. Trajnimet do të kryhen nën mentorimin e trajnerëve të përzgjedhur gjatë javës, dhe për fundjavat ata do të stërviten dhe luajnë në klubet e tyre amë. Për realizimin e procesit të trajnimit, do të punësohet një ekip ekspertësh i përbërë nga trajner dhe zëvendës trajner (për secilin sport veç e veç), si dhe trajnerë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të angazhohen disa herë gjatë vitit.

Ekipi profesional i përbërë nga trajneri dhe zëvendësi i tij, si dhe fizioterapeuti, do të jenë të pranishëm çdo ditë gjatë trajnimeve së bashku me profesorin pas mësimit.

Ekipet profesionale do të propozohen nga federata përkatëse kombëtare e sporteve dhe do të kenë arsimimin, licencën ose certifikatën e duhur të lëshuar nga federata ose institucioni përkatës.

Detajet organizative

– Organizimi i mësimdhënies, trajnimit dhe akomodimit të nxënësve

Mësimi i arsimit të përgjithshëm dhe i lëndëve profesionale do të kryhet në Shkollën Shtetërore të Kulturës Fizike, ose në një mjedis të përshtatshëm me të gjitha standardet për realizimin e mësimdhënies dhe procesit të trajnimit.

Pjesa specifike e trajnimit praktik do të zhvillohet në objektet dhe fushat sportive për sportet përkatëse me vendosmëri për të përdorur objektet e ndërtuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Agjencisë për Rini dhe Sport (për trajnimet e futbollit: fushat e futbollit në Shtëpinë e Futbollit në Komunën e Aerodromit, për trajnimet në basketboll dhe hendboll: salla sportive Heronjtë e Maqedonisë në Fakultetin e Kulturës Fizike) dhe për tenisin: në fushat e tenisit në Komunën e Aerodromit.

Për nxënësit të cilët nuk janë nga Shkupi dhe do të pranohen në një nga këto klasa, akomodimi dhe ushqimi do të sigurohen në një konvikt studentor në Shkup, ndërsa për nxënësit nga Shkupi do të sigurohet dreka. Gjithashtu, sipas nevojave, do të sigurohet transporti për nxënësit.

Bursat

Secili nxënës i cili do të regjistrohet në këto klasa, do të fitojë një kategori sportive – sportist – “Shpresa e sportit”, për të cilën do të marrë kompensim adekuat financiar nga Agjencia për Rini dhe Sport e cila do të jetë në gjendje të mbulojë një pjesë të kostove për transport në vendbanimin (nëse nxënësi nuk është nga Shkupi), sigurimin shëndetësor dhe një pjesë të shpenzimeve të tjera rrjedhëse.

Përzgjedhja e kandidatëve për klasat sportive

Nxënësit do të zgjidhen nga Komisioni (ekipe ekspertësh) i cili do të përfshijë përfaqësues nga: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe federatat përkatëse kombëtare sportive.

Ekipi i ekspertëve, për secilin sport veç e veç, do të zhvillojë përzgjedhjen në përputhje me Rregulloren dhe kalendarin e përzgjedhjes që do të miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dhe në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë për Rini dhe Sport dhe federatave përkatëse kombëtare sportive.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të realizohet përmes 3 periudhave të përzgjedhjes, ku përveç aftësive të përshtatshme psikofizike, do të merren parasysh edhe njohja e aftësive specifike sportive për secilin sport veç e veç. Përzgjedhja e parë do të bëhet në periudhën nga 15 deri më 31 Mars. Përzgjedhja do të bëhet sipas rajoneve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përveç kësaj, përmes mediave, do të shpallë orarin për realizimin e procesit të përzgjedhjes nga komunat, përfshirë vendet e sakta dhe kohën.