Agjencia e të Rinjve dhe e Sportit edhe këtë vit i mbështeti kimistët tanë të marrin pjesë në olimpiadën e 53-të, në të cilën shteti ynë merr pjesë që nga viti 2013. Këtë vit morën pjesë 312 nxënës dhe 158 mentorë nga 79 vende të botës. Deri më tani, ekipi maqedonas fitoi gjithsej 7 medalje bronzi, që është sukses i madh në lidhje me shtetet e tjera në mbarë botën.  Drejtori i ARS-së, Naumçe Mojsovski, kishte nderin t’i ndajë çmimet dhe shprehu kënaqësi të madhe që pjesëmarrësit tanë fitojnë medalje dhe e përfaqësojnë shtetin denjësisht. Ai theksoi se pikërisht këta njerëz të rinj janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe pret që mbështetja të rritet dhe në të ardhmen të kemi suksese akoma më shumë. Këtë vit olimpiada u mbajt online, ndërsa nikoqiri i saj ka qenë Japonia. Ekipin maqedonas e përbënin katër anëtarë dhe dy mentorë:

● Darko Stojçev,  viti III, SHMQSH “Josip Broz Tito”, Shkup (medalje bronze)
● Anja Spasovska, viti III, SHMK “Goce Dellçev”, Kumanovë
● Jan Stojanovski, viti I, SHMP “Jahja Kemal”, Shkup
● Mihail Trajkov, viti IV, SHMP “Jahja Kemal”, Shkup
● Prof.dr. Miha Bukleski, Instituti i Kimisë, FMN, Shkup
● Prof.dr. Natasha Ristovska, Instituti i Kimisë, FMN.

М